Një arsenal armësh është gjetur i fshehur në murin e një banese në Vlorë.

Policia gjatë një kontrolli në katin të dytë të një ndërtese ka gjetur të murosura 2 automatikë, mbi 2200 fishekë, 12 granata dhe 14 ndezës granatash, raporton Tch.

Raportohet se pronari i banesës, është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

“Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës dhe të gjendjes shëndetësore. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, bën të ditur policia.

https://www.facebook.com/watch/?v=1399434524638835

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë