Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është shprehur i qartë sa i përket koalicioneve për krijimin e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se VV-ja bën koalicion vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Sigurisht që po, me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sepse ne preferojmë me ta. LDK-ja i ka pasur dy oferta dhe herën e fundit e ka pas ofertën me serioze”, ka thënë Rexhaj në Kanal10.

Theksojmë se nesër mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë