Policia e Kosovës: gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë
Brenda një harku të shkurtër kohor, Policia e Kosovës ka trajtuar disa raste të dhunës në familje në Ferizaj, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë dhe Vitomiricë.
Në shumicën e rasteve, dhuna është ushtruar nga burra ndaj grave, por nuk mungojnë edhe rastet kur prindërit janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre.
Disa nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa disa raste janë duke u hetuar.
“Prishtinë:
Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me te cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Ferizaj:
Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte filluar të bërtas dhe të fyej me agresivitet dhe i njëjti e kishte shtyrë viktimën. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë:
Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ishte keqtrajtuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është takuar në vendbanimin e tij. Rasti duke u hetuar.
Vitomiricë:
Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar dhunë nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar-recidivist i ‘Dhunës në familje’, i cili në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor në repartin Psikiatrik, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Mitrovicë Jugu:
Është raportuar se ankuesja femër kosovare, në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, shkruhen në raportin 24-orësh policor.