LAJMET

Bajrami: Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i VV-së

Pas takimit të Kurtit me krerët e subjekteve politike, takim ky që nuk prodhoi ndonjë zgjidhje, ka reaguar deputetja e LDK-së e cila ishte pjesmarrëse në takim, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se ‘kompromisi’ i vetëm i Albin Kurtit në tre orë disktuim ishte

“1.“Propozoni anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, që më pas t’i rrëzojmë me votë” dhe

2.”Shkojmë me votim të hapur nëse ju ma votoni Albulenën”.

Ajo tha se ‘Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së’

“Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues. Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së” shkruan Bajrami.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1251693139676909?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *