LAJMET

Detaje për vdekjen e të riut në QKUK: U lëndua derisa po punonte në fabrikën e tullave në Gjakovë

Ka vdekur në QKUK një person i cili ishte lënduar “në rrethana të panjohura” derisa po punonte në një fabrikë të tullave në Gjakovë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës 06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *