Parashikimi i motit për ditën e sotme
Vransirat fillojnë të shpërndahen paraditën e së premtës. Ditën pritet të ketë më shumë intervale me diell.
Frynë erë e freskët veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Temperaturat minimale zbresin deri në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 27C e 29C.
Nga fundjava po parashihet të dominojnë kushte më stabile, kryesisht me kthjellime e diell.
Temperaturat shënojnë një rritje të shpejtë në 34C e 36C.
Nga e hëna shumë nxehtë me maksimale deri në 37C e 39C, e që lokalisht ka gjasa të arrinë vlera prej 40C.
Minimalet fillimisht zbresin në 12C, e më pas shënojnë rritje deri në 18C e 20C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 4-10m/s.