Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend, Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryesisë së PDK-së deri sonte në ora 24:00
Bekim Haxhiu nga PDK-ja ka kërkuar që kryesia e kësaj partie të jep dorëheqje deri sonte në ora 24:00.
Ai tha se Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, deri në zgjedhjet e brendshme.
Haxhiu reagoi pasi PDK-ja kërkoi nga Presidentja Justina Shiroka-Pula që ta kthejë në Kuvend ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale. /Gazeta Express
Postimi i Haxhiut:
Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.
Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd.
Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë.
Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve.
Është koha për përgjegjësi dhe vendime konkrete.
Me UÇK-në, me çlirimtarët.
UÇK-ja është krenaria jonë.
Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!
