LAJMET

E 50-ta: Nesër seanca e radhës për konstituim të Kuvendit

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, për herë të 50-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Vazhdimi i seancës konstrituive do të fillon në orën 11:00.

Të shtunën ka dështuar edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar dje nga subjektet politike që nuk kanë propozuar emër për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ta bëjnë një gjë të tillë, por si zakonisht ata kanë refuzuar.

Në votimin e Komisionit për votim të fshehtë nga 90 deputetë të pranishëm, për votuan 50 deputetë, derisa nuk pati as vota kundër e as abstenim, pasi pjesa tjetër e deputetëve si zakonisht deri më tash, nuk morën pjesë në votim.

Procesi i konstituimit po vazhdon të mbetet i bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, çka ka pamundësuar vazhdimin e rregullt të punës së këtij institucioni për më shumë se katër muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *