Një skuadër arbitrash nga Shqipëria do të vendosin drejtësinë në fushë për miqësoren që Kosova do ta zhvillojë ndaj Armenisë.
Gjyqtari i njohur Juxhin Xhaja do të jetë kryesor në këtë takim, i cili do të luhet të premten, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Derisa Xhulio Mani dhe Marjus Qose do të jenë asistenët e tij. Ndërsa Florian Lata do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.
Miqësorja mes Kosovës dhe Armenisë do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 dhe pritet të shërbejë si përgatitje për ndeshjet e ardhshme zyrtare të Dardanëve.