LAJMET

AAK thotë se do të koordinohet me PDK dhe LDK për dërgimin e seancës së 9 shtatorit në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të Aleancës që të mos marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Sipas AAK “Kosova, që nga 5 shtatori, ndodhet jashtë çdo norme kushtetuese. Aleanca nuk do të legjitimojë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga partia që fitoi zgjedhjet e fundit. Për Aleancën, kjo situatë përbën fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe dëshmon një qasje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues”.

Aleanca ka qenë e gatshme të marrë pjesë në seancë deri të shtunën, kur skadoi afati i dytë 30-ditor, me qëllim që të kontribuojë në zhbllokimin e institucioneve, vijon reagimi.

Derisa paralajmërojnë se “hapi i radhës do të jetë koordinimi me dy partitë e tjera opozitare për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”.

https://www.facebook.com/share/p/1DHgPa4Qtv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *