LAJMET

Abdixhiku godet Kurtin: Bllokuesit s’i kanë votat për qeveri të re, sot bie perdja e mashtrimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë në hyrje të Kuvendit se sot “bie perdja e mashtrimit” meqë sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për të formuar Qeveri të re.

“Punët e mira nuk lihen në ditën e fundit. Ja tani ku është mundësia për të parë të vërtetën. Bllokuesit e vërtetë janë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë një shumicë të thjeshtë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *