LAJMET

Abdixhiku konfirmon se ka dakordim për ribashkim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 Qershorit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një paraqitje për media, pas mbledhjes së mbajtur me kryesinë e partisë tha se është diskutuar për përgatitje për zgjedhjet e reja dhe listën e LDK-së.

Ai tha se janë dakorduar që “këtë të shtunë të thërrasin këshillin e përgjithshëm të LDK-së për të finalizuar të gjitha çështjet për pjesën përgatitore zgjedhore”.

“Pikë e takimit ishte edhe bashkimi i madh për të cilin po flasim…Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por për këtë më jepni edhe disa ditë t’i finalizojë edhe diskutimet me Vjosa Osmanin”, tha Abdixhiku para gazetarëve, transmeton Express.

“Kishte dakordim për garim të përbashkët”, shtoi ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *