Abdixhiku: Votim i hapur, siç është vepruar gjithnjë
Kryetari i LDK-së, Lurmi Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Kuvendit të konstituohet brenda 30 ditësh.
Abdixhiku thotë se thelbi i vendimti të sotëm është “Votim i hapur siç është vepruar gjithnjë – konsensus e kompromis – siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike”.
Ai thotë se të njëjtit kështu kishin kërkuar gjithnjë.
“Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimt që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Votim i hapur. Konsensus e kompromis” shkruan Abdixhiku.