Policia e ka konfirmuar se ka vdekur ngasësi i motoçikletës në aksidentin e sotëm në Llugagji të Lipjanit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se viktima është me inicialet U.B. dhe është 46-vjeç.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete”.

“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës”.

 

 

“Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë