LAJMET

Albulena Haxhiu pritet me lule nga stafi i Presidencës: Uroj që secili ta japë më të mirën nga vetja

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, është pritur me lule sot nga stafi i Presidencës në marrjen e kësaj përgjegjësie të re.

“Ju uroj shëndet e punë të mbarë dhe uroj që secili në këtë institucion ta bëjë e të japë më të mirën nga vetja”, iu tha Haxhiu atyre.

Ajo ndau një video në Facebook të pritjes në Presidencë.

“Faleminderit stafit të Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme në mëngjesin e sotëm”, shkroi ajo krahas videos.

https://www.facebook.com/share/r/1DnPg1uvy3/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *