LAJMET

Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi që tregojnë atmosferën në hapësirat e misionit të saj diplomatik para ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që luhet sonte në Prishtinë.

Në njërën prej fotografive shihet E Ngarkuara me Punë e Ambasadës në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës në futboll.

Në prag të ndeshjes finale të play off-it ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, Ambasada Amerikane shpreh mbështetjen për futbollistët kosovarë me një mesazh inkurajues.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”.

Ky mesazh reflekton jo vetëm përkrahjen diplomatike që e ka pasur shteti i ri nga SHBA-ja, por edhe një afrim të përfaqësuesve amerikanë me emocionet kolektive të shqiptarëve të Kosovës para ndeshjes, e cila përjetohet si një mundësi historike për vendin.

https://www.facebook.com/share/p/1DuDMUjioS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *