LAJMET

Analisti politik: Presidentja e ka të drejtën e dekretimit të daljes nga ngërçi me pak guxim

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te roli i Presidentes dhe mundësitë për të tejkaluar ngërçin institucional.

Sipas tij, zgjidhja është e mundur nëse të gjitha palët marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe veprojnë me vendosmëri.

“S’kemi çka të themi. Edhe Presidentja e ka të drejtën e dekretimit të daljes nga ngërç me pak guxim”, ka thënë Maliqi, duke nënkuptuar se zyra e Presidentes mund të luajë rol më aktiv në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ai thekson se vendimi i pritshëm nga Gjykata Kushtetuese mund të hapë rrugë për veprime më konkrete.

“Nëse del vendimi i Kushtetueses, edhe ajo mundet me shpejtu procesin.” tha Maliqi për FrontOnline

Ndërkohë, Maliqi nuk përjashton as mundësinë që opozita të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit duke mbështetur një kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje:

“Ose edhe opozita, si faktori i tretë, edhe këta munden me votu një kandidat të VV-së.” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *