LAJMET

Arrestohet 51 vjeçari i dënuar për vjedhje të rënda, dërgohet në vuajtje dënimi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka realizuar sot një tjetër operacion në kuadër të përpjekjeve për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia.

Operacioni u zhvillua në rrugën “B” në Prishtinë, ku zyrtarët policorë nga Stacioni i Fushë Kosovës arrestuan një shtetas të kërkuar: M.K., mashkull, 51 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë ishte i kërkuar me urdhër të gjykatës dhe pas arrestimit është dërguar për të vuajtur dënimin prej 2 vitesh e 10 muajsh burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *