LAJMET

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e cila ndodhi ditë më parë në Baicë të Lipjanit.

I dyshuari T.K ra në prangat e policisë pas një angazhimi intensiv hetimor, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo ngjarje kishte tronditur Kosovën.

Trupi i pajetë i viktimës, Enver Bajraktarit, ishte gjetur i varrosur në një arë të misrit.

Deri më tani ende janë të paqarta motivet të kësaj ngjarje makabre.

Njoftimi i plotë i policisë:

https://www.facebook.com/share/p/1DX7QaunwA/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *