Një avion Boeing 787-8 Dreamliner i kompanisë Air India me 242 persona në bord u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad-it këtë pasdite, duke u shndërruar në një nga tragjeditë më të rënda ajrore në Indi. Fluturimi, me destinacion Londrën, kishte 232 pasagjerë dhe 10 anëtarë ekuipazhi.

Sipas NDTV, autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka mbijetuar asnjë nga personat që ishin në bord. E duke qenë se pas rrëzimit, avioni u përplas në një konvikt për mjekë, poashtu raportohet se kanë humbur jetën pesë studentë.

Në video të publikuara, dukej avioni në përpjekje për të fituar lartësi, para se të bie dhe të përplaset duke shkaktuar një zjarr masiv.

Raportohet se pak pas ngritjes, piloti kishte dërguar një thirrje emergjente “mayday”, por më pas kontrollorët e trafikut ajror, nuk kishin marrë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë