Uncategorized

Rrihen dy punonjës të Telekomit, ndërhyn policia

Dy punonjës të Telekomit të Kosovës janë përfshirë në një rrahje para dy ditësh, pranë objektit të zyrës kryesore të ndërmarrjes publike.

Telekomi i Kosovës me anë të një emaili kanë bërë të ditur se rrahja ka ndodhur jashtë objektit të ndërmarrjes dhe se ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

“Sipas informacionit që posedojmë, ka ndodhur një përleshje jashtë objekteve të Telekomit. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur rast për veprën penale të kategorizuar si “Sulm”“, thuhet në përgjigjen e Fadil Lepajes, Udhëheqësit të Zyrës për Komunikim në Telekom.

Insajderi iu është drejtuar me pyetje edhe Policisë së Kosovës lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Nga Telekomi kanë thënë se po e analizojnë rastin dhe pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, do të ndërmarrin masa në përputhje me ligjet dhe rregulloret e brendshme.

“Ende nuk e dimë arsyen e saktë të incidentit. Sikurse e kemi potencuar më parë, vetëm pas sqarimit të plotë të situatës dhe rrethanave, kompania mund të marrë masat e duhura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *