LAJMET

Bahtiri konfirmon pjesëmarrjen e LVV-së në seancë, shmang përgjigjen për numrat e Albulenës

Ndonëse arriti në objektin e Kuvendit të Kosovës në orët e vona, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dha një përgjigje të shkurtër për mediat.

I pyetur nëse të gjithë deputetët e LVV-së do të jenë të pranishëm në seancën e 54-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, Bahtiri u përgjigj shkurt: “Sigurisht që po”.

Megjithatë, kur u sfidua me pyetjen nëse kanë numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, ai shmangu përgjigjen dhe u largua pa koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *