Bajrami ironizon me Kurtin për autostradën e Gjilanit: Me dalë me datë tjetër, me dhanë edhe një herë si lajm të madh
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me premtimin për autostradën e Gjilanit, duke thënë se ‘’politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje’’.
Bajrami, ka deklaruar edhe se, është vetëdije shtetërore që të kërkohet përgjegjësi nga politikanët.
Postimi:
AUTOSTRADA E GJILANIT
3 vjet, 2 muaj e 29 ditë nga ky premtim i Albin Kurtit!
21 mijë veta e kanë pëlqy, 2,500 kanë komentu, ndërsa mbi gjysmë milioni e kanë parë këtë postim.
Jemi në tetor të vitit 2026, e autostrada ende nuk është përfunduar!
Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët.
Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje.
Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është kontribut për të ardhmën e fëmijëve tanë.
Bëjeni!
