LAJMET

Basha deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë, thotë se ka kuorum për vazhdimin e punës

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë se mbledhja e sotme e Kryesisë ka qenë konsultativ, mirëpo me mungesën e dy nënkryetarëve, Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës, kjo mbledhje nuk pati kuorum për të vazhduar më tutje.

“Siç e patë në këtë mbledhje të Kryesisë nuk kanë marrë pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, zonja Vlora Çitaku dhe zoti Kujtim Shala dhe njëkohësisht nuk kemi pasur kuorum, dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë”.

“Për mua ka qenë një mbledhje vetëm konsultative, të konsultohemi me nënkryetarët për hapat e radhës, megjithatë ata kanë refuzuar”.

Ai shpjegoi se Kuvendi i Kosovës ka kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punën, pasi sipas Bashës, është zgjedhur mbi 80 për qind e kryesisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *