LAJMET

BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: Hapet rruga që Kosova të përfitojë 882 milionë euro grante e hua me kushte të favorshme

Bashkimi Evropian ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Nga BE, është thënë se, kjo gjë hap rrugë që Kosova të përfitojë 882 milionë euro grante dhe hua me kushte të favorshme.

“BE-ja në Kosovë e mirëpret ratifikimin e sotëm nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve që lidhen me #PlaninERritjes të BE-së.

Kjo hap rrugën që Kosova të përfitojë 882 milionë euro në grante dhe hua me kushte të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që e avancojnë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian’’, thuhet në reagim. Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/1Ayx2s9nup/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *