Bekë Berisha në mbështetje të protestës ndaj “padrejtësive” në Hagë
Kandidati i AAK-së, Bekë Berisha, i ka dhënë mbështetje të plotë protestës që është thirrur nga OVL-UÇK më 7 gusht nga ora 17:00.
Berisha tha se kjo protestë është kundër padrejtësive ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që të bashkohen më 7 gusht, në ora 17:00, në Sheshin Skënderbeu! Historia nuk mund të ndryshohet”, tha Berisha.
Ai tutje shkroi se të gjitha legjionet ilire janë gati për protestën e 7 gushtit.