Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria.

Bislimi në reagimin e tij në facebook tha se intervistimi zgjati 1 orë e 30 minuta dhe se përgjatë asaj kohe nuk pati asnjë pyetje që mund të cilësohej si pyetje drejtuar një dëshmitari.

Ai tha se ‘qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial’

“Po ashtu arrita të konfirmoj që të gjitha informacionet që prezantova sot kanë mund të grumbullohen shumë lehtë pa patur nevojë fare për intervistim. Do të kishte mjaftuar një studim minimal për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane dhe një shfletim i shpejtë i raporteve për vendin ndër vite nga Komisioni Evropian” shkruan Bislimi.

Reagimi i plotë:

https://www.facebook.com/ZvKMBesnikBislimi/posts/770428898652912?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë