LAJMET

Brahimaj: Nuk e kam pa 15 pikëshin e Qeverisë së Unitetit, dje ka qenë Dita e Çlirimit

Lahi Brahimaj nga AAK, është deklaruar pak para seancës së 31-të konstituive të Kuvendi të Kosovës.

Ai u pyet rreth propozimit të LDK-së për Qeveri të Unitetit, ku Brahimaj tha se nuk i ka parë 15 pikat që janë shpalosur gjatë ditës së enjte.

“Dje ka qenë dita e Çlirimit, jemi marr me të”, tha Brahimaj, duke uruar edhe një herë këtë ditë të rëndësishme.

Ndërsa sa i përket zhbllokimit të situatës, ai kërkoi zgjidhje si nga partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurti, ashtu edhe nga ish-opozita.

Po ashtu ai tha se’ askush se ka menduar që do të provohet 31 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *