Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur keqardhje për dështimet e vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka bërë me se kjo situatë është për shkak të kryeneçësisë së VV-së.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se nuk është në rregull të normalizohet një gjë e tillë.

“Fatkeqësisht situata absurde në Kuvend po vazhdon.. S’është në rregull të normalizohet kjo situatë. Bëj thirrje për reflektim. Ne si PDK kemi ofruar zgjidhje. S’është koha të barrikadohemi. Kosova është shumë më e madhe se secila parti, e secili prej nesh veç e veç”, ka thënë Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë