LAJMET

Deliu: Pengmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se moskonstituimi i Kuvendit, përveq faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht procesin e emërimeve në institucione të pavarura.

Ajo thotë se pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë.

Postimi i Deliu-Kodra:

Moskonstituimi i Kuvendit, përveq faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht procesin e emërimeve në institucione të pavarura. Mungesa e veprimit nga legjislatura e kaluar dhe vonesat e Qeverisë në largim kanë lënë:

Gjykatën Kushtetuese pa gjyqtarë,

Komisionin e Pavarur për Media jofunksional,

Avokatin e Popullit pa zëvendës,

Qindra pozita bosh në borde, agjenci dhe komisione vendimmarrëse.

Pasojat janë të rënda: jofunksionalitet institucional, mungesë llogaridhënieje dhe shkelje e sundimit të ligjit.

Pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë!

https://www.facebook.com/share/p/1YraCuZLdA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *