Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë
Disa deputetë nga PDK-ja kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë, ku pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga kjo parti.
Në mesin e deputetëve është edhe Artan Behrami, i cili përmes një fotografie të publikuar në Facebook ka treguar se ndodhet në pritje para ndërtesës së Qeverisë.
Behrami ka bërë thirrje që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për sot.
“Mirëmëngjes! Okupatorët duhet të kthehen në Kuvend. Të thirret seanca dhe të konstituohet Kuvendi!”, ka shkruar Behrami.
