Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare
Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.
Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në disa pika kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të mëdha variojnë te “Dheu i Bardhë” nga 30-40 minuta, ndërsa kolonat janë deri në 150 metra, raporton Klankosova.tv
Sakaq, në pikat tjera kufitare pritjet variojnë nga 2 deri në 15 minuta.
Përditësimi i fundit është bërë në ora 10:25./Klankosova.tv

