LAJMET

‘‘Dil aty ku s’ki imunitet’’, ‘’shpifje e fundit’’, tensione në Kuvend – Bajrami i afrohet deputetit të VV’së, Haxhiu i kërkon të ulet

Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.

Gjatë kësaj seance janë përfshirë në një debat deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, dhe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, përcjell Gazeta Express.

‘‘Deputetja Bajrami me potencoi që kam lidhje me mafian energjetike. Kjo nuk është vërtetë. Tregoni qytetarëve që burri yt është pronar i një kompanie farmaceutike, që dilni folni për shëndetësinë, tregoni qytetarëve’’, ka thënë Ahmeti.

‘’Sa i përket shpifjes së fundit, zoti Ahmetaj, unë kërkoj prej teje me dalë para mediave në oborr të kuvendit, aty ku nuk ki imunitet edhe me thanë këtë deklaratën që e the, sepse as unë as burri im e asnjë anëtar i familjes sime të gjerë nuk ka lidhje me asnjë kompani farmaceutike. Ti asnjë fjalë nuk e the që nuk je bashkëpronar me Marin Gjonaj i cili po bën kërdi në tregun në importin e energjisë elektrike. Dole të shpifjet tjera’’, ka thënë Bajrami.

Pas fjalës, Bajrami është ngritur në këmbë duke shkuar drejt Ahmetit e duke i kërkuar të dalë jashtë për ta përsëritur deklaratën. Ndërsa Haxhiu i ka kërkuar Bajramit të ulët në vend, duke thënë se sjelljet e saj janë të ‘’papranueshme’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *