LAJMET

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndalohet për 48 orë për dhunë në familje, dyshohet se kërcënoi gruan se do t’i ndodhë e njëjta si Arlinda Zekajt

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndalohet për 48 orë për dhunë në familje, dyshohet se kërcënoi gruan se do t’i ndodhë e njëjta si Arlinda Zekajt

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për dhunë në familje.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Ajo tha se ndalimi u bë me urdhër të prokurorit kujdestar dhe se të gjitha veprimet hetimore do të ndërmerren në këtë rast.

Ndërkaq, më herët “Betimi për Drejtësi” ka raportuar, duke cituar burime, ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt, e cila u vra me sëpatë nga i dyshuari ish-kunati i saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *