Dua Lipa dhe i fejuari i saj, shijojnë diellin italian: Pamje nga pushimet e tyre
Dua Lipa po shijon momente relaksi në bregdetin italian, ku ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi përpara angazhimeve të saj të shumta.
Ylli shqiptar, i shoqëruar nga i fejuari i saj, aktori i njohur Callum Turner, ka postuar imazhe të bukura nga ky udhëtim, duke shijuar rrezet e diellit mes këndshëm dhe relaksues.
Çifti i dashuruar po i kalon këto momente të qeta para se të nisin ritmin e punës – Callum do të rikthehet në xhirimet e tij, ndërsa Dua do të vazhdojë me turneun e saj të suksesshëm amerikan “Radical Optimism”.
Dua ka ndarë disa pamje të kësaj periudhe të qetë në rrjetet sociale, duke treguar se, edhe në mes të angazhimeve të mëdha, ajo di të gjejë kohë për t’u çlodhur me të dashurin e saj.