LAJMET

Enver Hoxhaj thërret qytetarët në Marshin për Liri: Mos mungo! Nesër i gjithë populli në Prishtinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër t’i bashkohen Marshit për Liri në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se marshi do të nisë në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se qytetarët do të bashkohen për liri dhe drejtësi.

“Nesër, i gjithë populli në Marsh për Liri. Në orën 14:00, bashkohemi në Sheshin ‘Skënderbeu’ për lirinë dhe drejtësinë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mesazhin për marshin ta shpërndajnë edhe me familjarët dhe miqtë e tyre, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më masive.

Bashkë me postimin, Hoxhaj ka publikuar edhe një fotografi me portretet e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe me mesazhet: “Kosova po pret”, “Mos mungo!” dhe “Kosova të thërret”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *