Fatmir Spahiu deklarohet pas propozimit për ministër të Kulturës
Aktori Fatmir Spahiu, ka reaguar pasi mandatari Albin Kurti propozoi atë për ministër të Kulturës dhe Turizimit.
Përmes një postimi në Facebook, Spahiu tha se pavarësisht se Qeveria nuk u votua, aktori thotë se të vazhdojë kontributin e tij aty ku e sheh ai që e ka vendin.
“Para do dite pra edhe me nje konfirmim pozitiv nga ana ime, sot ne mengjes, duke pas bindje te plote se do ta kry mire kete pune, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do te pranoj ftesen per poziten Minister i Kultures dhe Turizmit”.
“Si Buf, do te vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh qe e kam vendin, edhe atehere kur nuk me kerkohet. Do te vazhdoj me promovu gjuhen e bute me respekt te ndersjelle si deri tash! Do te vazhdoj me punu per me qene Kosova e para! Perkunder deshires time me dhane nje kontribut kjo pune nuk u be”, ka shkruar ai.
