LAJMET

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, Regjimenti i Mjekësisë ka realizuar trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”.

Përmes një njoftimi, Forca e Sigurisë së Kosovës tha se ky trajnim është realizuar për herë të parë në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë, duke iu përmbajtur standardeve më të larta profesionale, standarde të cilat bazohen edhe shtetet anëtare të NATO-së.

“Trajnimi është fokusuar në pjesën teorike dhe praktike, duke realizuar temat si: Fazat e kujdesit Taktik në fushëbetejë apo të të lënduarve; Zhvendosja taktike e viktimës; Ndalimi i gjakderdhjeve masive; Hapja dhe lirimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe tema tjera me rëndësi për të shpëtuar jetë në gjendje lufte po edhe në operacione tjera humanitare”, thuhet tutje në njoftim.

https://www.facebook.com/share/p/1727eTGtn9/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *