Gucati: Gruaja e Jakup Krasniqit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në spital në Turqi, me gjasë është përkeqësuar
Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se bashkëshortja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi është “në gjendje të rëndë shëndetësore”.
Ai tha në një lidhje direkte në KosovaLive në T7 se nuk mund të jepte shumë detaje për shëndetin e bashkëshortes së Krasniqit.
“Unë kam qenë në dijeni që Jakup Krasniqi do të vijë këtë javë. Jo për sot, por brenda kësaj jave e kam ditë që do të vijë për vizitë familjare, për shkak që gruaja e tij, Sevdija, është në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha ai.
“Baci Jakup ka ardhë në vizitë humanitare, që ia ka leju gjykata, që ta vizitojë bashkëshorten e tij, të cilën e ka në gjendje shumë të keqe shëndetësore”, tha Gucati.
