Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media që mbajti javën e kaluar ka dhënë një ide për daljen nga kriza politike.

Abdixhiku ka shpalosur programin 15-pikësh për një Qeveri të Unitetit.

“Le të ulemi le të merremi me çështje praktike, le të merremi me këto 15 pika. Unë kam shtrirë dorën e bashkëpunimit, jo për koalicion qeverisës por për kapërcimin e kësaj çështje nëpërmjet qeverisë se unitetit”, tha Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me propozimin e Abdixhikut ka folur për “Gazeta Blic”zyrtari i lartë i PDK-së dhe politikani, Xhavit Haliti.

Dje ka dështuar për herë të 31-të të konstituohet Kuvendi.

Seanca e radhës pritet të mbahet pas 48-orësh pra nesër me 15 qershor.

Dështimi i 31-të ndodhi një ditë pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e shpalosi një agjendë 15-pikëshe për Qeveri të Unitetit.

Propozimi i LVV-së, Albulena Haxhiu, as pas 31 tentativash nuk po arrrin të sigurojë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë