LAJMET

Haradinaj për Kurtin: Po e shfrytëzon këtë kohë me e kap shtetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Kurti për kapjen e shtetetit dhe pushtetit derisa përmendi disa shembuj.

Në një bisedë për RTV21, Haradinaj tha se Kurti ka strategjinë e tij për konsolidim në pushtet.

“Kurti e ka strategjinë e tij, ai e shfrytëzon këtë kohë që të konsolidohet në pushtet me e kap shtetin, pushtetin përfshirë edhe ato sfera, tema që nuk janë direkt të lidhura te qeverisja si rasti i RTK-së apo i KPM-së… pra insistimi i tij ecja me shpejtësi drejt gjyqësorit pra për të konsolidu edhe pushtetin gjyqësor. Nuk është diqka e jashtëzakonshme që gruaja, motra, vllai të i këtij ministri apo atij të merr pjesë këtu tendenca që me e konsolidu edhe më tutje me Gjykatën Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *