Haxhiu pret në takim admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik
Ushtruesja e detyrë së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.
Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me Wikoff ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n.
“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i saj i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta pres Admiralin George M. Ëikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.
Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n.
E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik.
Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.
