LAJMET

Haxhiu reagon pasi u refuzua nga PDK dhe AAK: Veprim i pamatur dhe i gabuar – shpresoj të kemi reflektim deri të martën

Albulena Haxhiu ka reaguar të dielën rreth refuzimeve që ka marrë dje nga dy partitë PDK dhe AAK, të cilat i ka ftuar për takim të martën për të zhvilluar konsultime për çështjen e Presidentit. Haxhiu e ka quajtur veprim të pamatur dhe të gabuar.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë”, thuhet në një deklaratë të Haxhiut të publikuar në rrjetet sociale.

Haxhiu i ka bërë ftesë edhe LDK-së për takim, por ky subjekt s’ka treguar ende se a do të shkojë.

Tutje, në reagimin e saj Haxhiu, ka thënë se formalisht “çështja e Presidentit është hapi i parë i tretë”, por sipas saj “në rastin tonë është hapi i parë”

Vetëvendosje dhe kryesuesi saj Avni Dehari po refuzojnë të thërrasin seancë për konstituimin e Kuvendit ndonëse Kurti ka theksuar se ka numra për formimin e qeverisë dhe Kuvendit. Kurti ka biseduar me kreun e LDK-së për mundësinë e bashkëqeverisjes por s’ka pranuar të lëshojë pe për çështjen e Presidentit. LDK është tërhequr nga bisedimet. E Haxhiu, të cilës po i kontestohet roli i “unifikueses” thotë se dialogim për çështjen e Presidentit s’ka zgjidhje.

Reagimi i saj i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/1FPyhJzCWa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *