LAJMET

Hoti: Do t’i nënshtrohemi të gjithë vullnetit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, s’është kundër askujt

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shkruar në prag të mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK’së ku pritet të vendoset fati i Lumir Abdixhiku.

Hoti ka thënë se vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohen të gjithë pa përjashtim dhe se nga ky Kuvend, LDK do të dalë më e bashkuar.

Deputeti Hoti ka shtur se Kuvendi “nuk është kundër askujt”.

Postimi i plotë:

Sot, Kuvendi i jashtëzakonshëm të LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij Kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë.

Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë për ta kthyer LDK-në si forcën kryesore politike në Kosovë. Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë.

Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë Kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse Kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së.

Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës.

Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën e Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/1CnBsvG5EN/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *