LAJMET

Hoti në mbështetje të Kujtim Shalës dhe Hykmete Bajrami, poston fotot e tyre me mbishkrim simbolin e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, të dielën ka publikuar dy fotografi, një të deputetit Kujtim Shala dhe të deputetes Hykmete Bajrami.

Hoti nuk ka thënë asnjë fjalë përpos simbolit të LDK-së me dy gishta në përshkrim të fotografisë.

Hoti bashkë me Kujtim Shalën, Hykmete Bajramin, si dhe Armend Zemajn, Arben Gashin dhe Janina Ymeri, u deklaruan kundër që të votojnë për Bekim Sejdiun si President.

Temë kryesore gjatë ditëve të fundit kanë qenë pikërisht këta gjashtë deputetë të LDK-së.

https://www.facebook.com/share/p/1DfC4e3zVX/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *