Irani mohon lëshimin e dronëve në Izrael, raporton agjencia e lajmeve Fars

Agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim sigurie, mohoi raportet izraelite se Teherani ka lëshuar drone drejt Izraelit të premten.

Ndërsa u tha se hakmarrja e Iranit “do të ndodhë në të ardhmen e afërt”.

Në anën tjetër, ushtria izraelite thotë se Irani gjuajti rreth 100 dronë drejt territorit të tij, shumë prej të cilëve u kapën, pasi Izraeli kreu valë sulmesh kundër Iranit gjatë natës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Mediat izraelite më herët raportuan se të gjithë këta dronë u kapën nga sistemi mbrojtës i Izraelit, ndërsa së fundi një zyrtar izraelit i sigurisë tha se disa dronë ishin kapur mbi Siri përpara se të hynin në territorin izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë