LAJMET

‘‘Jam optimist’’, Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin: Kam vullnetin e mirë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja

I shoqëruar nga ministri në detyrë, Hekuran Murati, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në objektin e Kuvendit ku do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ishte bashkë me Vjosa Osmanin.

Kurti është pyetur nëse është optimist për marrëveshje me LDK-në

“Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mare e mirë sepse kemi shumë projekte për gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, ka thënë ai.

/Vendisot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *