LAJMET

Kërkohet paraburgim ndaj policëve që rrahën qytetarin në Klinë

Sot në Gjykatën Themelore të Pejës -Dega në Klinë, është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tre zyrtarëve policorë, Nezir Gashi, Shkëlqim Salijaj dhe Enis Elezaj, që dyshohet se të shtunën keqtrajtuan një qytetar gjatë arrestimit në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.

Pamjet nga rasti ishin publikuar të dielen, kanë ngjallur reagime lidhur me sjelljen e zyrtarëve të uniformuar.

Ndaj tyre është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.Prokurorja Majlinda Nallbani-Gacaferi, ka thënë se nëse ata lihen të lirë, atëherë ekziston rreziku i manipulimit të provave.

“Ose pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmitarëve. Edhe në stacionin policor nuk ishin provat e njëjta me ato që janë parë në video”, deklaroi ajo.Por, ky pretendim është kundërshtuar nga avokat mbrojtës.

Ata kanë kërkuar masën e “arrestit shtëpiak”./Klan Kosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *