‘‘Këta veç me blloku e dinë’’, Rama për Çekun: Si ministër i Kulturës e bllokoi Prishtinën, sot mësimin- mjerë populli për ju
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur kritika në drejtim të Hajrulla Çekut, duke thënë se ky i fundit derisa ishte ministër i Kulturës, e kishte bllokuar krejt Prishtinën, ndërsa sot, si ministër i Arsimit, e ka bllokuar procesin mësimor.
Rama, ka thënë se Çeku nuk ka arritur që t’ua siguroi librat nxënësve, edhe pse 1 shtatori po vjen.
Postimi:
1 SHTATORI – PA LIBRA!
Hajrulla Çeku si ministër i Kulturës mbahet mend që e bllokoi krejt Prishtinën jashtëligjshëm, tu e përdorë një draft dokument për trashëgimi kulturore që u bë akt ligjor tek tash më 5 qershor 2026.
E la krejt Kosovën pa “Teatër Kombëtar”, i cili qe 4 vjet është në renovim. I bie që një gjeneratë e “Akademise se Arteve” i ka nisë studimet edhe ka diplomu pa shku kurrë në Teatrin Kombëtar.
E la krejt Kosovën edhe pa “Muze Kombëtar”, i cili me vite është në renovim, duke i rreziku edhe krejt reliktet aty, të cilat janë vendosë në hapsira joadekuate per ruajtje.
Tash, si ministër i Arsimit, e bllokoi edhe procesin mësimor. 1 shtatori po vjen dhe nuk arriti me ua siguru nxënësve mjetin bazë të mësimit, LIBRAT.
Kudo që jane këta, veç nje punë dijnë me bo, ME BLLOKU!
Mjerë ky popull për ju. Qe 6 vjet veç prralla jeni tu i kallxu.
