Kosova vazhdoi me lojë të rrezikshme dhe arriti të merrte epërsinë 3-2 ndaj Armenisë në minutën e 71-të.

Lindon Emërllahu shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës dhe shënoi një gol të bukur, duke i dhënë përkohësisht fitoren Kosovës.

Skuadra e trajnerit Franco Foda shfaqi agresivitet dhe organizim më të madh në pjesën e dytë, duke e mbajtur Armeninë nën presion të vazhdueshëm.

Kosova pati mundësinë për të shënuar edhe golin e katërt, por Florian Haxha, i vetëm përballë portierit armen, goditi drejt trupit të tij. Më pas, nga topi i kthyer, Albion Rrahmani realizoi një goditje të fuqishme, por topi përfundoi në shtyllë.

https://twitter.com/i/status/1931056464510242926

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë